Procedurat e Garazhit tonë –
Çelësi për shërbime të qëndrueshme me cilësi të lartë

Përmes eksperiencës së gjatë në riparimin e automobilave, Japanservis ka hartuar procedura që ju ofrojnë klientëve tanë një nivel të qëndrueshëm shërbimi për çdo makinë që hynë në ambientet tona. Kombinuar me aftësitë dhe  trajnimin e mekanikëve tanë, gjithashtu edhe me pajisjet më të fundit dhe më moderne, JapanServis ofron shërbime riparimi me cilësi të pashoqe në Shqipëri.  Më poshtë përvijohen procedurat tona:

  • Automobili sillet në pikën tonë të servisit – Automobili futet në ngritësin në lartësi të makinave . Në këtë fazë, në një dosje të veçantë në kompjuter hidhen të dhënat e makinës (nr. shasisë, targa , km që ka bërë makina gjithsej) si dhe të dhënat e klientit (emër, mbiemër, kompania, adresa, numri i telefonit dhe fax , email).

  • Mekaniku fillon një inspektim dhe analizë të hollësishme të automobilit dhe përcakton listën e shërbimeve për të cilat ai ka nevojë.

  • Konsultohet me klientin që të marr vesh nëse ai/ajo është i/e interesuar të riparojë të gjitha defektet e konstatuara apo vetëm ato më urgjentet dhe  më problematiket.

  • Verifikohet se çfarë pjesë këmbimi janë të disponueshme në magazinë dhe se çfarë duhet të porositet.

  • Informohet klienti për gjithë riparimet që do ti bëhen automjetit të tij.  Gjithashtu, përcaktohet saktësisht data dhe ora kur  automjeti do të jetë gati.
  • Automjeti i riparuar i jepet të zotit së bashku me faturën përkatëse.

Në rast se klienti është pronari i një parku automjetesh, bazuar në numrin e shasisë ne mund të bëjmë kontrollin dhe regjistrimin e gjithë automjeteve që ai/ajo disponon, kjo për të përcaktuar gjendjen teknike të secilës prej tyre. Kjo lehtëson  procesin e hartimit të një plani të organizuar  për ndërmarrjen e gjithë hapave dhe shërbimeve të nevojshme.