|
PREZANTIMI DHE HISTORI
Firmat MT Construction sh.p.k & MT Fidias sh.p.k janë themeluar në Shqipëri me vendim të Gjykatës së Prefektures Tiranë me numrat serial 17721 dt.02.1O.1997 dhe 25852/5 dt. 01.07.03. Të dyja firmat janë të rregjistruara në Zyrën e Taksave dhe Tatimeve, përkatesisht me kod fiska l3707100 Nipt J81417009E si dhe 3709848 Nipt K122260030. Në bazë të legjislacionit shqiptar, të dyja firmat falë xhiros së lartë, i përkasin kategorisë superiore të Tatim Paguesve, më të drejtën e pjesëmarrjes në tendera si shtetërore dhe private pa asnjë kufizim, as të llojit dhe as të madhesisë së veprës.
Progresi dhe suksesi i vazhdueshëm i MTC-së dhe MTF-së erdhi si rezultat i gërshetimit të produkteve dhe performancës cilësore me ndershmërinë dhe dinjitetin e krijuesit dhe presidentit të tyre z. Matthaios Triantafyllos, i cili është i përkushtuar në punë dhe veçanërisht gëzon eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe në atë të kontraktimit. Z. Triantafyllos, me një përvojë frytdhënëse të fituar nga disa kompani të fuqishme brenda dhe jashtë Greqisë, tashme një anëtar i shquar i kësaj fushe, udhëhoqi të dyja firmat dhe është përgjegjës i vetem i të gjitha vendimeve të marra. Ai ka siguruar bashkëpunim me shumë kompani të mëdha të cilat ashtu si firmat tona gëzojnë dinjitet dhe etikë të lartë pune.
Bashkëpunimi i parë në Shqipëri, rreth fundvitit të 1996 ishte me një nga kompanitë më të mëdha dhe të fuqishme, Gener sh.a. Më pas u ndoq nga kompani të tjera të njohura si Diekat, Vodafone, Conap, Ferlut, AMC, Euroapartament, etj, me shumë prej të cilave vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në ditët e sotme.
Firmat jane anetare:
- te Dhomes Shqiptare te Tregtise (2001)
- te Dhomes Amerikane te Tregtise (2005)
- te Dhomes Greko-Shqiptare te Tregtise dhe Industrise (2006)
|